Pogba është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madridit

Futboll

Pogba është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madridit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:46
Pogba është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madridit

Paul Pogba e filloi sezonin e ri të Premier League me një “poker” asistesh.

Mesfushori francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, klub nga i cili do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Rinovimi është çështje e mbyllur, 28-vjeçari do të fillojë aventurën e radhës në karrierë në fundin e këtij sezoni, teksa dy janë opsionet.

 AS shkruan se e ardhmja e Pogba është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madrid.

Dëshira e madhe e kampionit të botës është transferimi në kryeqytetin spanjoll.

Kalimi te “Los Blancos” është një fiksim i kahershëm, opsioni Juventus ka rënë, ndërsa e tundon edhe PSG, që është gati t’i dhurojë një rrogë të parefuzueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat