Ademi shkëlqen në Suedi

Futboll

Ademi shkëlqen në Suedi

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:34
Ademi shkëlqen në Suedi

Albion Ademi i ka realizuar dy golat e para me skuadrën e re Djurgardenin në Suedi.

Djurgardeni është skuadër që luan në elitën e futbollit suedez dhe aktualisht është në vendin e parë me 33 pikë, tri më shumë se Malmo pas 15 xhirosh.

Djurgardeni mposhti të mërkurën skuadrën e rangut të dytë të futbollit suedez, Karlslundin, me rezultatin 4:0 dhe kaloi në fazën e grupeve të Kupës së Suedisë.

Ademi shënoi në minutën e 17-të dhe të 58-të.

Ai i ka përfaqësuar grupmoshat e Finlandës, ndërsa ka zhvilluar edhe pesë ndeshje me Shqipërinë U21.

Ademi iu bashkua Djurgardenit në fillim të këtij viti nga IFK Mariehamn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat