Shqiptari debuton me gol në Kampionatin e Arabisë Saudite

Futboll

Shqiptari debuton me gol në Kampionatin e Arabisë Saudite

Nga: K.Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:08
Shqiptari debuton me gol në Kampionatin e Arabisë Saudite

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, debuton me gol në fanellën e Al Ahly në Kampionatin e Arabisë Saudite.

Al Ahly barazoi  (2:2) me Al Hazem dhe Alioski shënoi në minutën e 77-të të ndeshjes pas një penalltie që u akordua, duke e shikuar edhe sistemin VAR.

Lojtari i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut zvogëloi rezultatin  dhe më pas Paulinho vendosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Alioski ka bërë paraqitje të mirë në debutim.

Al Ahly në dy ndeshje ka dy barazime dhe renditet në vend të dhjetë me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat