PSG cilësohet si skuadra favorite për ta fituar kampionatin francez

Futboll

PSG cilësohet si skuadra favorite për ta fituar kampionatin francez

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:17
PSG cilësohet si skuadra favorite për ta fituar kampionatin francez

Pas dy fitoreve në dy xhirot e para të edicionit të ri të Ligue 1 ndaj Troyes dhe Strasburgut, Paris-Saint-Germain do të kërkojë tre pikë të reja në ndeshjen e radhës ndaj Brest që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Dihet tashmë që PSG cilësohet si skuadra favorite për ta fituar kampionatin francez dhe jo vetëm pas ofrimit të superyjeve në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Lionel Messi, që është blerja e fundit e gjigantit francez edhe pse me parametra zero, nuk pritet që të debutojë as sonte për shkak se ai po përgatitet për ta gjetur formën e tij optimale para se të zbres në fushë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Brest: (4-4-2): Bizot; Pierre-Gabriel, Chardonnet, Brassier, Uronen; Honorat, Mbock, Belkebla, Faivre; Mounie, Cardona

PSG: (4-3-3): Navas; Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Diallo; Herrera, Danilo, Wijnaldum; Draxler, Icardi, Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat