Bayern po tenton të blindojë lojtarët

Futboll

Bayern po tenton të blindojë lojtarët

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:18
Bayern po tenton të blindojë lojtarët

Bayern po tenton të blindojë lojtarët që janë të përfshirë në projektin teknik dhe taktik të klubit për të ardhmen.

Në këtë sens, rinovimet e kontratave me titullarët e rëndësishëm janë mjaft thelbësore.

Me Joshua Kimmich është arritur marrëveshja për të rinovuar dhe së shpejti pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar i kampionëve të Gjermanisë.

Lajmi i mirë është arritja e marrëveshjes me Leon Goretzka. Mesfushori gjerman kishte kërkesa të larta financiare dhe në një moment bisedimet ngecën.

Gjithsesi tratativat rifilluan dhe tani ka një marrëveshje për një kontratë deri më 2025.

Shpresat e Manchester United dhe Real Madrid veniten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat