Futbollisti nga Kosova shkëlqen në Hungari

Futboll

Futbollisti nga Kosova shkëlqen në Hungari

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:33
Futbollisti nga Kosova shkëlqen në Hungari

Futbollisti nga Kosova, Eros Grezdam bën heroin në ndeshjen e katërt të kampionatit, me skuadrën hungareze të Zalaegerszegit, duke i dhënë 3 pikët e para të tijëve në këtë sezon.

26-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 69-të në sfidën ndaj Debreçenit, teksa realizoi golin e fitores 1-2 në minutën e 86-të.

Shqiptari debutoi në sfidën e kaluar, përballë Pushkash Akademisë, e cila fillimisht u ndërpre për shkak të motit të keq dhe vazhdoi pas 3 ditësh.

Vlen të theksohet fakti, se Grezda u transferua te skuadra hungareze nga radhët e Osijekut.

Dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar mesfushorin e avancuar, që të shpalosë vlerat e tij, teksa kërkon ringritjen nëpërmjet kampionatit hungarez, për t’u rikthyer në skuadrat elitare të futbollit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat