Sheji: Rikthimi në Strugë do të jetë emocional

Futboll

Sheji: Rikthimi në Strugë do të jetë emocional

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 23:09
Sheji: Rikthimi në Strugë do të jetë emocional

Pas fitores në transfertë kundër Pelisterit në Manastir, skuadra e Shkupit, të dielën do të udhëtojë për në qytetin e Strugës, ku ndeshen me Struga Trim&Lum.

Për struganin, Blerton Sheji, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, sepse ai do të rikthehet në qytetin e tij ku edhe e kishte filluar karrierën si futbollist.

 “Rikthimi në Strugë do të jetë emocional, sepse është ekipi në të cilin e kam filluar karrierën time, kështu që do të jetë një ndeshje e veçantë për mua.

Ata janë një skuadër shumë e mirë, kanë pasur një fillim pozitiv dhe besoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështire, por ne i kemi bërë një analizë ekipit të tyre dhe po përgatitemi për ndeshjen maksimalisht që në fund të dalim me 3 pikë”, është shprehur, Blerton Sheji.

Të dielën, në stadiumin e qytetit në Strugë, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt mes Shkupit dhe Struga Trim & Lum, duke filluar nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat