I thyen të gjitha ligjet, rekordet

Futboll

I thyen të gjitha ligjet, rekordet

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:10
I thyen të gjitha ligjet, rekordet

Duke folur për rivalitetin Messi-Ronaldo, ylli i futbollit francez, Mbappe, do të nënvizonte:

 “Ata janë të pakrahasueshëm, i thyen të gjitha ligjet, rekordet. Ata kishin 10, 15 vite të jashtëzakonshme. Ju gjithmonë e krahasoni veten me më të mirët në sportin tuaj.

Unë mendoj se lojtarët e tjerë po më shikojnë, gjithashtu, sepse kam luajtur në pozicione të ndryshme.

Më parë kishte një numër 9, ose një numër 7. Unë luaja përpara, majtas dhe djathtas. Me gjithë përulësinë, nuk mendoj se të gjithë janë të aftë të ndryshojnë pozicione çdo vit dhe të tregojnë paraqitje të shkëlqyera në nivelet më të larta”.

Duke folur për Haaland, megjithatë, ai shton: “Është viti i tij i dytë, po e njohim. Është fillimi për të. Jam i lumtur për të, për atë që po bën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat