Krasniqi e vazhdon karrierën në Indi

Futboll

Krasniqi e vazhdon karrierën në Indi

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:06
Krasniqi e vazhdon karrierën në Indi

Liridon Krasniqi huazohet tek skuadra Odisha FC në Superligën e Indisë.

Sulmuesi nga Kosova, Liridon Krasniqi, ka arritur marrëveshje me ekipin e Odisha Fc në formë huazimi.

Krasniqi e filloi karrierën si futbollist në Republikën Çeke, për të bërë më pas karrierë në Turqi në klube si Ankaraspor.

Në vitin 2015 ishte transferuar në Malajzi, ndërsa në dy vitet në vijim kishte fituar dy tituj.

Krasniqi ishte pjesë e ekipit të kombëtares shqiptare U-21, derisa ka qenë pjesë edhe Kosovës.

Ai luan tani për Kombëtaren e Malajzisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat