Kastrioti firmos me një mbrojtës

Futboll

Kastrioti firmos me një mbrojtës

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:22
Kastrioti firmos me një mbrojtës

Lëvizje ka patur edhe te Kastrioti me klubin krutan që ka bërë një afrim të rëndësishëm në prapavijë duke firmosur me gjigandin Damir Grgic. Kastrioti ka shtuar muskujt dhe centimetrat në prapavijë duke firmosur me shtatlartin kroato-gjerman që sezonin e fundit ishte pjesë Inter Zapresic në ligën e dytë kroate.

Gjithsesi lajmi i ditës ka të bëjë me faktin se nga krutanët është larguar zyrtarisht sulmuesi që mbajti peshën e repartit të avancuar të Kastriotit sezonin e shkuar braziliani Devid Da Silva.

25-vjeçari i cili edhe pse kishte dy vite kontratë me skuadrën e Ndreut nuk ishte paraqitur në fazën përgatitore me Kastriotin, ndërsa këtë të mërkurë ka ndarë përfundimisht rrugët me Kastriotit duke u prezantuar te skuadra e ligës së dytë portugeze Sporting Clube de Covilha.

Kastrioti ka përfituar diçka nga shitja e Devid Da Silvas te Covilha ndërkohë që nga sa mësohet ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje të brazilianit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat