Ndërhyn edhe Fergusoni

Futboll

Ndërhyn edhe Fergusoni

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:41
Ndërhyn edhe Fergusoni

E ardhmja e Kristiano Ronaldos po merr formë dhe me shumë mundësi destinacioni i radhës për portugezin do të jetë rikthimi te Mançester Junajtid.

Sipas mediave angleze, gjithçka po shkon drejt mbylljes pas ‘’djajtë e kuq’’ i kanë bërë një ofertë zyrtare Juves dhe i kanë ofruar Ronaldos kontratë 2-vjeçare për vazhdimin e karrierës. Këtë e zbuloi më herët dhe trajneri Ole Gun Solskjaer i cili në konferencën për shtyp prag ndeshjes të së dielës kundër Volvesit, u shpreh me fjalët:

‘’Nuk mendoja se ai do të largohej nga Juventusi. Ne kemi pasur gjithmonë një komunikim të mirë dhe e di që Bruno Fernandesh ka folur me të. Ai e di se çfarë ndiejmë për të. Nëse ai do të largohej ndonjëherë nga Juventusi, ai e di që ne jemi këtu’’.

Mançester Junajtid ka prentotuar tanimë vizitat mjekësore në Lisbonë për yllin portugez dhe gjithçka mund të finalizohet shumë shpejt. Por një media afër ‘djajve’ e quajtur ‘’Manchester Evening News’ ka zbuluar një prapaskenë të bujshme. 36-vjeçari heq dorë kështu nga tradhtia e madhe në qoftë se do të transferohej tek rivalët e Sitit, ku tifozët e pritën jo mirë këtë lajm.

Sipas tyre, në mëngjes trajneri legjendar Sir Aleks Ferguson ka telefonuar Ronaldon për të mësuar të ardhmen e tij, dhe kaq mjaftuar që portugezi të bindet nga profesori që e zbuloi si talent në vitin 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat