Londinezët ofrojnë 75 milionë euro për një mbrojtës

Futboll

Londinezët ofrojnë 75 milionë euro për një mbrojtës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:27
Londinezët ofrojnë 75 milionë euro për një mbrojtës

Pas siguroi shërbimet e Romelu Lukakut duke derdhur në arkat e Interit 115 milionë euro, Çelsi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.

Tomas Tuhel ka kërkuar medoemos një qendërmbrojtës dhe emri më i lakuar është ai i Jules Kunde.

22-vjeçari aktivizohet te Sevija në Spanjë dhe dëshiron të transferohet me çdo kusht në Londër.

75 milionë euro e vlerëson Sevija kartonin e mbrojtësit dhe Çelsi është e gatshme t’i paguajë, por më parë duhet të shesë që të rregullojë bilancin financiar të klubit.

Mbrojtësit Kurt Zuma pritet të transferohet tek Uest Hemi për shifrën e 30 milionë euro, por kanë ngelur disa detaje për tu mbyllur pasi Zuma pretendon një rrogë 125 mijë paund në javë dhe sapo të arrihet akordi mes palëve, Çelsi do të hidhet tërësisht në sulm për Kunden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat