Lionel Messi pritet të bëj sonte debutimin me PSG-në

Futboll

Lionel Messi pritet të bëj sonte debutimin me PSG-në

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:56
Lionel Messi

Gjiganti francez, PSG do të luajë ndeshjen e xhiros së katërt sonte ndaj skuadrës së Reims si mysafir.

Vëmendja më e madhe tek kjo ndeshje do të jetë pasi Lionel Messi mund të bëj debutimin me skuadrën franceze, për herë të parë që nga transferimi i tij nga Barcelona.

Pas rreth dy dekadave, Messin sonte do ta shohim me një fanelë jo të Barcelonës në nivel klubesh.

Sidoqoftë ende nuk dihet nëse ai do të jetë titullar, megjithatë ai është i përfshirë në skuadër.

PSG dhe Messi arritën kontratë dy-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe argjentinasi do të përfitojë rreth 35 milion euro në sezon tek parisienët.

Argjentinasi edhe pse ishte pajtuar që të rinovonte kontratën me Barcelonën, megjithatë federata e La Ligas e bllokoi këtë operacion pasi klubi spanjoll gjendej në borxhe të mëdha dhe kësisoj nuk mund të përballonte një kontratë të re për 34-vjeçarin.

Messi me Barcelonën kishte plot 778 paraqitje në të gjitha garat që kur debutoi me klubin në sezonin 2004/05, duke regjistruar 672 gola në total me ekipin blaugran.

Nga sonte tani do të nisë një aventurë e re për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, dhe mbetet të shihet a do të ketë impaktin e njëjtë në fushë siç e kishte tek klubi paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat