Ronaldo pranoi edhe...

Futboll

Ronaldo pranoi edhe...

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:21
Ronaldo pranoi edhe...

Sipas raportimeve, ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pranuar ulje të pagës, vetëm që të rikthehet te Manchester United, transmeton Insporti.

“Daily Mail” shkruan se Ronaldo do të fitojë 385 mijë funte në javë te “Djajtë e Kuq” apo 20 milionë funte në sezon. Kjo nënkupton se agjenti i tij, Jorge Mendes, ka ulur kërkesat e pagës gjatë negociatave me klubin anglez, pasi Ronaldo thuhet se fitonte 500 mijë funte në javë te Juventusi.

Megjithatë, 36-vjeçari sërish do të jetë lojtari më i paguar në “Old Trafford”, duke kaluar kështu edhe portierin, David De Gea, i cili ishte më i paguari deri para rikthimit të tij.

Më 27 gusht, Manchester United konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Juventusin për transferimin e portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat