Napoli i është bashkuar me pikë të plota Interit e Lazios

Futboll

Napoli i është bashkuar me pikë të plota Interit e Lazios

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 23:39
Napoli i është bashkuar me pikë të plota Interit e Lazios

Napoli i është bashkuar me pikë të plota skuadrave të Interit e Lazios në kreun e renditjes të Serie A, duke mundur Genoan në fushën e kësaj të fundit dhe duke regjistruar suksesin e dytë në po aq ndeshje të luajtura.

Napoli nisi në sulm sfidën, duke luajtur me intensitet të lartë në pjesën e parë të duelit dhe duke arritur të gjente golin me një gjuajtje me të majtën të shkëlqyer të Fabian Ruiz.

Në pjesën e dytë, Genoa u kthye më e vendosur në lojë dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës me anë të Pandev, por gjyqtari e anuloi golin e tij për një faull ndaj portierit. Gjithsesi, goli do të vinte pak minuta më vonë me Kambiaso i cili dërgoi sferën në rrjetë kur regjistrohej minuta e 69.

Për të zgjidhur telashet e Spaletit mendon një lojtar i cili praktikisht ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Napolit.

Sulmuesi Petanja u aktivizua në minutën e 81-të dhe vetëm 3 minuta më vonë tundi rrjetën me një goditje të shkëlqyer me kokë. 2:1 dhe 3 pikë të plota për ekipin e Napolit, që shkon kështu në kreun e renditjes duke iu bashkuar pretendentëve për titullin që kanë bërë deri tani startin perfekt/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat