Shkëlqen tetovari Valon Et’hemi, zgjidhet lojtar i ndeshjes në Turqi

Futboll

Shkëlqen tetovari Valon Et’hemi, zgjidhet lojtar i ndeshjes në Turqi

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 00:12
Foto

Istanbulspor A. S. “vallëzon” nën “notat” e tetovarit Valon Et’hemi. Skuadra turke ka fituar me shifra të pastërta 3:0 përballë ekipit Altinordu në duelin e xhiros së tretë në Ligën e Parë të Turqisë dhe ish-kapiteni i Kukësit është shpallur lojtari më i mirë i takimit.

Et’hemi ka shkëlqyer nga minuta e parë e deri në të 75-ën kur është zëvendësuar pranë rezultatit 2:0, derisa ishte asistues i dy golave të parë.

Fillmisht në minutën e 12-të edhe pse ishte i vetmuar para portierit, vendosi të pasojë për Çajiçin që realizoi për 1:0, ndërsa në minutën e 59-të lëviz bukur para zonës dhe drejton topin për Kabaskal që çon shifrat në 2:0. Përveç dy asisteve, Valon Et’hemi u dallua me lojë shumë të mirë ne dy drejtime, si ofenzivë, ashtu edhe defanzivë, duke ndërprerë shumë sulme të kundërshtarit, ndërsa shkoi edhe pranë realizimit por ishte i pafat të shënojë gol.

Deri në fund Istanbulspor përmes Gormez-it shënoi golin e tretë, ndërsa pavarësish kësaj Valon Et’hemi ishte bindshëm lojtari më i mirë i ndeshjes duke u vlerësuar me notën e lartë 8.6 nga portali i specializuar SofaScore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat