Lewandowski flet për shqiptarët

Futboll

Lewandowski flet për shqiptarët

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:23
Lewandowski flet për shqiptarët

Robert Lewandowski është ylli i Polonisë dhe shpëtimi i Sousës në këto momente të vështira për trajnerin.

Me rezultatet e dobëta që janë marrë në kohët e fundit dhe dëmtimet e shumta që po shoqërojnë polakët, sulmuesi i Bayern duhet të bëjë diferencën.

Në konferencën për shtyp, Lewandowski ka vlerësuar mbrojtjen e Shqipërisë dhe e di mirë se nuk do të ketë shumë hapësira në fushën e lojës.
“Me Shqipërinë duhet që të jemi të qetë në ndërtimin e aksioneve.

E dimë se nuk do të kemi shumë hapësirë në fushë. Ne duhet të qarkullojmë qetë topin dhe të kërkojmë hapësirat.

Roli im në fushë është universal, duhet të gjendem kudo për të kërcënuar kundërshtarin.

Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Shqipëria luan mirë në mbrojtje dhe do të jetë ndeshje e lodhshme, jemi të përgatitur”, u shpreh Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat