Skuadra polake me tre shqiptarë

Futboll

Skuadra polake me tre shqiptarë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:21
Skuadra polake me tre shqiptarë

Shkon në 3 numri i futbollistëve shqiptarë që do të jenë pjesë e Legias së Varshavës këtë sezon.

Pas Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës, Lirim Kastrati është shqiptari i radhës që bashkohet me klubin e madh polak.

Sulmuesi 22-vjeçar i formuar te Shkëndija e Tiranës, do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa fillimisht do të kalojë në formë huazimi nga Dinamo e Zagrebit te Legia e Varshavës.

Klubi kroat ka në pronësi kartonin e shqiptarit të Kosovës, i cili do të firmosi ditën e sotme kontratën e re. Bëhet me dije se Kastrati nuk do të udhëtojë me Kosovën në Gjerorgji për kualifikueset e Botërorit, pasi është nisur drejt Polonisë për vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat