Deklaratë e bujshme e Berishës: Polonia ka Lewandowskin, por ne…

Futboll

Deklaratë e bujshme e Berishës: Polonia ka Lewandowskin, por ne…

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:19
Deklaratë e bujshme e Berishës: Polonia ka Lewandowskin, por ne…

Në prag të sfidës ndaj Polonisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën e zakonshme është shfaqur përpara mediave, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha i cili komenton këtë ndeshje tepër të rëndësishme për kuqezinjtë, nesër në orën 20:45 në Varshavë të Polonisë.

Polonia – “Me siguri që Polonia është një ekip shumë i mirë edhe pse nuk ka disa lojtarë që nuk janë thirrur.

Me rëndësi për ne është paraqitja e mirë si skuadër, nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Polonia ka yje botërore si Levandovski, edhe ne kemi lojtarë të rëndësishëm, por shpresojmë që të bëjmë rezultat edhe paraqitje pozitive.”

Paraqitja – “Gjëja e parë është që, ndeshja të përgatitet në mënyrë të mirë, ato që na thotë trajneri t’i bëjmë në fushë. Jemi duke bërë përgatitjet e fundit, jemi duke u stërvitur shumë për një rezultat pozitiv.”

Surpriza – “E dimë që në shtëpi nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por çdo ditë është një ditë e re e fatit dhe mundësitë janë gjithmonë të reja. Mendoj se kemi mundësitë të surprizojmë Poloninë, por duhet të kemi vetëbesim dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikmëri taktike, besoj që raste do të kemi dhe shpresoj që të bëjmë rezultat pozitiv që po fituam nesër, do të na japë mundësitë të vazhdojmë garat. Mund të bëjmë surprizë siç kemi bërë edhe më herët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat