Reali me projekt të madh

Futboll

Reali me projekt të madh

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:58
Perez

Kylian Mbappe ddhe Erling Braut Haaland janë e ardhmja e futbollit, lojtarët që do të mund të marrin vendine  Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Dy sulmuesit mund ta gjejnë veten në të njëjtën skuadër pas 10 muajsh: Real Madrid, në fakt, ëndërron dhe projekton të ndërtojë një skuadër shumë të fortë për sezonin e ardhshëm.

Francezi ishte objektivi i madh për merkaton e verës, por Paris Saint-Germain i ka rezistuar sulmeve të madrilenëve, që tani presin janarin për të nënshkruar marrëveshjen me lojtarin, i vendosur të largohet nga Franca dhe të transferohet në Madrid.

Për sa i takon Haaland-it, kontaktet e para kanë qenë pozitive. Siç ka shkruar Marca, marrëdhëniet mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund janë shumë të mira.

Mbappe dhe Haaland do të jenë dy yjet e projektit të “Galaktikëve” të rinj, por nuk përjashtohet edhe një tjetër blerje e bujshme nga Los Blancos. Bëhet fjalë për Paul Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat