Shqiptari shënon nga 18 metra, Maqedonia befason Islandën

Futboll

Shqiptari shënon nga 18 metra, Maqedonia befason Islandën

Nga: K.Goca Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:14
Shqiptari shënon nga 18 metra, Maqedonia befason Islandën

Ezgjan Alioski ka shënuar nga rreth 18 metra në këndin e majtë, duke kaluar thelluar epërsinë (0:2) e Maqedonisë së Veriut ndaj Islandës. 

Maqedonia u kthye me një pikë nga Reikjaviku, duke barazuar me rezultat 2:2 me islandezët, në takimin e xhiros së pestë të Grupit J të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Për Maqedoninë shënuan Velkovski (12'), Alioski (54') dhe për Islandën Bjarnason (78') e Gudjohnsen Andri (84').

Alioski, Visar Musliu dhe Enis Bardhi u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 71-të.

Armenia kryeson me 10 pikë, pasojnë Gjermania 9, Maqedonia e Veriut 8, Rumania 6, Islanda 4 dhe Lihteshtejni 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat