Mehmedi i zhgënjyer, nuk përfshihet në listë

Futboll

Mehmedi i zhgënjyer, nuk përfshihet në listë

Nga: K.Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:29
Mehmedi i zhgënjyer, nuk përfshihet në listë

Futbollisti Admir Mehmedi mbetet jashtë listës së skuadrës gjermane, Wolfsburg, për garat e fazës së grupeve në Champipns League.

Sulmuesi Admir Mehmedi (30 vjeç) nuk hyri në listën e 23 të ftuarve.

Ende është e hapur çështja nëse Admir Mehmedi do të largohet nga Wolfsburg gjatë dimrit.

Admir Mehmedi nuk u fut në listë nga Wolfburg për Champions League. 

Një ndryshim nga Mehmedi tani mund të bëhet realitet në të ardhmen e afërt.

Trajneri Mark Van Bommel hoqi dorë nga Mehmedi dhe nuk e nominon atë për listën e skuadrës së fazës së grupeve në Champions League.

“Një goditje e rëndë për veteranin që u tërhoq nga ekipi kombëtar pas Kampionatit Evropian”, shkruan “20min”.

“Është një situatë e vështirë për mua tani. Isha pak i tronditur dhe i befasuar dhe, natyrisht, i zhgënjyer", thotë Mehmedi për "Bild". 30-vjeçari mësoi për mos nominimin e tij të mërkurën e kaluar pas një ndeshje testuese kundër Hannover 96.

“Trajneri më ka thënë se ka zgjedhur lojtarë të tjerë. Kjo duhet pranuar. Është një situatë e vështirë për mua tani", - thotë Mehmedi.

“Mos nominimi është akoma më i hidhur për Mehmedin sepse afati kalimtar në shumicën e ligave evropiane është mbyllur që nga java e kaluar. Ai mund të lëvizte vetëm në Rusi ose Turqi tani. Mundësia që ai ta bëjë këtë tani, megjithatë, duket mjaft e vogël”, shkruan media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat