​Pique me fjalë jo të mira për ish-presidentin Bartomeu

Futboll

​Pique me fjalë jo të mira për ish-presidentin Bartomeu

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:00
​Pique dhe Bartomeu

Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique beson që Josep Maria Bartomeu ishte njëri nga presidentët më të dobët në historinë e Barcelonës.

Bartomeu ishte në postin e presidentit nga janari 2014 deri në tetor të vitit të kaluar, ku gjatë kësaj kohe kishte dështuar në menaxhim, përcjell KosovaPress.

Si pasojë e vendimeve jo të mira të Bartomeut, tani Barcelona gjendet në krizë ekonomike si klub, ku edhe janë larguar lojtarët si Antoine Griezmann dhe Lionel Messi.

Pas këtyre gjërave, mbrojtësi Gerard Pique nuk ka qenë i rezervuar në fjalët e tij ndaj ish-presidentit, duke e cilësuar si njërin nga më të dobët në histori të “Blaugranëve”.

“Nuk mund të them nëse ai është më i keqi. Nga ajo që e kam përjetuar, ai gjendet në atë nivel. Ne jemi të gjithë fajtorë, por është e vërtetë që klubi nuk ka shkuar aty ku të gjithë katalanasit dëshirojnë”, tha Pique.

“Tani jam i lumtur dhe kam shpresë. Në pesë ose 10 vjetët e ardhshëm, gjendja e Barcelonës do të jetë tejet e mirë”, shtoi mbrojtësi spanjoll.

Shkaku i vendimeve jo të mira të Bartomeu, presidenti i tanishëm i Barcelonës Joan Laporta duhej të merrte disa vendime të vështira, që për të përfituar para për t’u larguar nga kriza financiare, largoi nga skuadra yjet Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat