Tre shqiptarë për Maqedoninë e Veriut, ky është rezultati kundër Serbisë 

Futboll

Tre shqiptarë për Maqedoninë e Veriut, ky është rezultati kundër Serbisë 

Nga: K.Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:23
Tre shqiptarë për Maqedoninë e Veriut, ky është rezultati kundër Serbisë 

Maqedonia e Veriut U-21 u nda baras (0:0) me Serbinë U-21, në përballjen që u zhvillua në stadiumin e Ohrit.

Në minutën e 36-të, Gjurkovski shkaktoi faull ndaj Millosavleviq dhe gjyqtari tregoi pikën e bardhë.

Tediq gjuan nga penalltia por David Denkovski e lexon në mënyrë perfekte dhe shpëtoi portën e Maqedonisë. 

Në pjesën e dytë, në momentet e fundit të ndeshjes, Agon Elezi pati rast ideal nga katër - pesë metra por nuk realizon në portën e Serbisë.

Futbollisti Agon Elezi u paraqit standard, ndërsa Besnik Ferati nga minuta e 59-të dhe Ali Adem nga minuta e 87-të.

Ndeshje ishte e xhiros së tretë të Grupit H të garës kualifikuese për Kampionatin Evropian U-21.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nga dy ndeshje dhe nga një pikë, duke u renditur në vend të pestë përkatësisht të 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat