Feta shënon në barazimin e Maqedonisë U19

Futboll

Feta shënon në barazimin e Maqedonisë U19

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:56
Feta shënon në barazimin e Maqedonisë U19

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të turneut ndërkombëtarë në Slloveni, përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 përballë Sllovakisë.

Behar Feta shënoi golin e epërsisë për Maqedoninë në minutën e 17-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Sllovaika barazoi me anë të Sliacky.

Kujtojmë Maqedonia U19, që udhëhiqet nga trajneri Dashmir Beari në ndeshjen e parë kishte pësuar disfatë 4:3 përballë Sllovenisë, derisa në ndeshjen e dytë kishte barazuar 1:1 përballë Arabisë Saudite.

Vlen të përmendet se përveç autorit të golit, Behar Feta, titullarë te Maqedona përballë Sllovakisë ishin edhe Dashmir Elezi, Oktaj Rakipi, Samet Rexhepi dhe Zufer Shaini, ndërkohë gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan edhe Amar Emurli, Besart Guxhufi dhe Ali Ali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat