Marca: Këta janë lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës

Futboll

Marca: Këta janë lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 13:08
Marca: Këta janë lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës.

Gazeta spanjolle, MARCA e ka paralajmëruar Spanjën se rreziku më i madh në takimin kundër Kosovës për Kupën e Botës do t’i vijë nga dyshja Florent Hadergjonaj dhe Vedat Muriqi.

“Kosova nuk ka shumë lojtarë të njohur, por i ka disa që duhet t’i marrësh parasysh”, shkruan MARCA.

“Hadergjonaj, më i rrezikshmi. Përveç asisteve, futbollisti i Kasimpasas është më i rrezikshmi më aksionet e tij. Hadergjonaj i ka krijuar gjashtë raste shënimi në total. Apo 1. Raste shënimi për ndeshje”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Në lidhje me Muriqin, Marca shkruan: “Sulmuesi i Lazios është referenca më e madhe në sulmin e Kosovës. Dëshmi për këtë është se ai i ka shënuar dy prej tri golave të ekipit në këto ndeshje kualifikuese, që ia kanë siguruar Kosovës katër pikë. Muriqi ka bërë po ashtu më së shumti goditje në portë nga ekipi i tij, 10 në total. Apo 2.5 për ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat