Anglia regjistron barazimin e parë në Grupin I

Futboll

Anglia regjistron barazimin e parë në Grupin I

Nga: K.Goca Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:42
Anglia regjistron barazimin e parë në Grupin I

Anglia ka qenë shumë afër fitores, por i ikë në minutën e dytë shtesë, ku Polonia barazon rezultatin 1:1 dhe gëzon pamasë tifozët polakë në stadiumin "PGE Narodowy" në Varshavë. 

Polonia ia prishë serinë e fitoreve Anglisë, prej pesë fitoreve rresht. 

Futbollisti Harry Kane realizoi në minutën e 72-të, por polakët barazuan në minutën e 90+2 përmes Szymanski.

Anglia kryeson me 16 pikë apo ka 5 fitore e një barazim në Grupin I të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa Polonia bie në vend të tretë me 11 pikë, ka një me pak se Shqipëria në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat