Starova e pranon për herë të parë

Futboll

Starova e pranon për herë të parë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:00
Starova e pranon për herë të parë

Sulejman Starova do të kandidojë për postin e FSHF. Në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për kreun e futbollit në Shqipëri, ndërsa është shpallur edhe lista e kandidaturave që synojnë vendin e Armand Dukës.

Starova është mes tyre, ndërsa në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ish-drejtori i Teutës e ka pranuar për herë të parë.

“Është e vërtetë, nëse ka dalë në media, e vërtetë është. Ka edhe gënjeshtra në media, por kjo është e vërtetë.

Njerëzit kanë të drejtë që të konkurrojnë, për ta dërguar futbollin para. Ai që kandidon nuk është se denigron njeri”, u shpreh Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat