Ky fëmijë dikur dy vjeç, sot e bën telashe krejt Kosovën, shpesh shkakton tensione!

Futboll

Ky fëmijë dikur dy vjeç, sot e bën telashe krejt Kosovën, shpesh shkakton tensione!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:15
Ky fëmijë dikur dy vjeç, sot e bën telashe krejt Kosovën, shpesh shkakton tensione!

Dy fotografi interesante dhe bardhezi, tregojnë më së miri se si dukej Ismet Munishi kur ishte fëmijë!

Njëra foto është kur i ka pasur dy vjeç dhe tjera 10 vjeç!  Fëmijë i dashur për lagjen e tij në ato vite, merakli i biçikletave dhe më vonë shpreh talentin e tij në futboll, duke luajtur në Flamurtar të Prishtinës, po ashtu edhe në disa klubet evropiane.

Sot është trajner dhe ka një titull kampioni me Llamkos Kosovën në vitin 2013-2014.

Image

Ismet Munishi kur ishte dhjetë vjeç

Munishi është trajner i Gjilanit dhe ka synime të mëdha.

Njihet nga trajnerët me gjaknxehtë në Kosovë, shpesh me deklarata të papërshtatshme shkakton tensione në opinionin e futbollit, sidomos tek tifozët rivalë.

Image

E para, ka kohë që e bën telashe krejt Kosovën sepse është i pakompromis në qëndrimet e tija dhe shpesh herë hapë tema të nxehta.

Sidomos vitin e kaluar me disa postime në facebook kishte shkaktuar debat të ashpër dhe madje me disa tifozë u përplasë keq.

Ky është Ismet Munishi nuk mërzitet fortë, herë me deklarata të ftohta e herë të nxehta, gjithmonë  e hap frontin e ashpër sportiv dhe as që e tremb qerpikun e syrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat