Shkëndija - Shkupi shtyhet për 14 shtator

Futboll

Shkëndija - Shkupi shtyhet për 14 shtator

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:10
Shkëndija - Shkupi shtyhet për 14 shtator

Pas tragjedisë së madhe që ka ndodhur dje në Tetovë, ku humbën jetën 14 qytetarë, për këtë arsye është shtyrë derbi për 14 shtator mes Shkendijës nga Tetova dhe Shkupit, ndeshje e vlefshme e javës së 6-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Shkendija ka kërkuar që të shtyjë ndeshjen për dy ditë, gjë që u pranua menjëherë nga Shkupi.

Siç dihet, FFM për shkak të tragjedisë (tre ditë zie në Maqedoni) i shtyu të gjitha ndeshjet e ligës së dytë nga e shtuna për të dielën.

Shkëndija dhe Shkupi, janë dy skuadra që luftojnë për titullin e kampionit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat