Dybala kërkon 10 milionë euro për sezon

Futboll

Dybala kërkon 10 milionë euro për sezon

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:36
Dybala kërkon 10 milionë euro për sezon

Paulo Dybala dhe Juventusi duket se janë ende larg marrëveshjes për të zgjatur bashkëpunimin.

“Tuttosport” ka raportuar se një marrëveshje mes palëve nuk duket afër, pasi nuk ka një gjuhë të përbashkët në lidhje me kushtet.

Sulmuesi argjentinas thuhet që është duke kërkuar që të paguhet 10 milionë euro në sezon, teksa nga klubi i Juventusit nuk janë të gatshëm të pranojnë një kërkesë të tillë.

Klubi italian thuhet se i ka ofruar 27-vjeçarit vetëm 8 milionë euro si pagë brenda një sezoni.

Kontrata e Dybalas me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë, nëse nuk nënshkruan kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat