Guardiola: Nuk është puna ime të flas me lojtarë të klubeve të tjera

Futboll

Guardiola: Nuk është puna ime të flas me lojtarë të klubeve të tjera

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:45
Guardiola: Nuk është puna ime të flas me lojtarë të klubeve të tjera

Kevin De Bryjne e ka vendosur veten në dispozicion të Mançester Sitit për ndeshjen e sotme kundër Lestërit. Mesfushori belg, i cili pësoi një dëmtim në kavilje në Europian ka pasur gjithnjë shqetësime pas lëndimit në çerekfinalen kundër Italisë.

Pep Guardiola tha në fillim të sezonit se Mançester Siti po e monitoron me shumë kujdes problemin e lojtarit, i cili ka luajtur vetëm 11 minuta (hyri nga stoli në javën e parë kundër Totenhemit).

Por 30-vjeçari po stërvitet pa problem dhe Pep do të marrë një vendim në orët e fundit për grumbullimin e tij apo jo kundër “Dhelprave”.

Në konferencën e djeshme për shtyp, tekniku katalanas protestoi për pezullimin e dytë të lojtarëve të tij brazilianë nga FIFA (Ederson dhe Zhezus), pasi nuk u lejuan që të udhëtojnë me “Seleçaon” në kualifikueset e fundit.

“Shpresojmë që ata të mund të luajnë dhe do të presim deri në fund nëse ka lajme të mira. Klubi nuk më ka informuar për asgjë.

A do t’i aktivizojmë pa lejen e FIFA-s? Do të presim deri nesër (sot) nëse ata mund të luajnë apo jo. Por kjo është një çmenduri, nuk ka kuptim. Ata nuk mund të luajnë as për kombëtaren dhe as për klubin”.

Ai u pyet edhe për transferimin e Kristiano Ronaldos me Sitin që ishte shumë pranë, por në fund sulmuesi u rikthye në anën tjetër të qytetit.

“Merkatoja është mbyllur dhe për atë mund të flasim sërish në janar”. I ngacmuar nëse kontaktoi personalisht me portugezin, ai sërish qëndroi gojëkyçur: “Nuk është puna ime të flas me lojtarë të klubeve të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat