Skuadra shqiptare kërkon pikë në përballje me Petrovac

Futboll

Skuadra shqiptare kërkon pikë në përballje me Petrovac

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:13
KF Deçiqi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, po ashtu edhe Sutjeska nga Nikshiqi, janë të vetmet pa humbje në gjashtë javë e para në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Deçiqi sot kërkon pikë në udhëtim në përballje me Petrovac.

Skuadra shqiptare është e mobilizuar për këtë sfidë dhe në anën tjetër ka traditë të mirë të rezultateve me këtë ekip. 

Ndeshja luhet sot nën drita e reflektorëve, në orën 19.00. 

Deçiqi ka tre fitore e tre barazime dhe renditet në vend të tretë me 12 pikë dhe Petrovac është në të pestin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat