Shqiptari gjen rrugën e rrjetës në Serie A

Futboll

Shqiptari gjen rrugën e rrjetës në Serie A

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 17:09
Shqiptari gjen rrugën e rrjetës në Serie A

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami e bën sefte në Serinë A. 22-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Venecias, ku skuadra e Empolit u mposht me rezultatin 1:2.

Në minutën e 89-të, Bajrami goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar diferencën.

Por në fund ishin miqtë ata që festuan falë triumfit 1:2.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 3-të të Serisë A. Vlen të theksohet fakti se Bajrami është lideri i Empolit dhe një nga më të dalluarit e momentit te kjo skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat