Napoli-Juventus/ Gafë e mbrojtësit grek, Morata kalon në avantazh bardhezinjtë

Futboll

Napoli-Juventus/ Gafë e mbrojtësit grek, Morata kalon në avantazh bardhezinjtë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:22
Napoli-Juventus/ Gafë e mbrojtësit grek, Morata kalon në avantazh bardhezinjtë

Napoli-Juventus është një nga ndeshjet më të ethshme të kësaj jave në Serinë A. Një duel mes dy skuadrash me rivalitet të fortë mes tyre ne vitet e fundit.

Për të dy ekipet këtë herë ka mungesa të mëdha që kanë detyruar trajnerët Spaleti dhe Alegri që të bëjnë ndryshime.

Te Napoli ka mbërritur në kohë nga Amerika e Jugut Ospina, i cili luan nga minuta e parë, ndërsa Anguisa luan që në start përkrah Fabian dhe Elmas në qendër.

Kurse për Alegrin, mungesat e shumta kanë bërë që zgjedhjet të jenë të kufizuara. Bonuçi e Kielini e nisin në qendër nga fillimi, me De Shiljo e Pelegrini nga krahët. Morata ndërkohë do të ketë si partner sulmi Kulusevskin e jo Kin, të afruar në fundin e merkatos si pasardhësin e Ronaldos.

NAPOLI-JUVENTUS 0-1

Morata 11′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat