Trepça importon pikë nga Prizreni, 2 Korriku lider në Grupin B

Futboll

Trepça importon pikë nga Prizreni, 2 Korriku lider në Grupin B

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:20
Trepça importon pikë nga Prizreni, 2 Korriku lider në Grupin B

Trepça kthehet me një pikë të madhe (0:0) nga Prizreni, në duel me Lirinë, në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së parë të Kosovës, Grupi A.

2 Korriku nga Prishtina po tregon lojëra të mira e cila si vendas e mposhti me rezultat 3:2 Fushë Kosovën, në derbin e fqinjëve të Grupit B. 

Në Grupin A. skuadar e futbollit Trepça kryeson me 4 pikë, pasojnë Vëllaznimi 4, Rahoveci 4 pikë etj.

2 Korriku kryeson me 6 pikë në Grupin B dhe Fushë Kosova renditet në pozitën e tretë me 3.

Grupi A

Liria – Trepça 0:0
Drenasi -  Rahoveci 0:0
Vëllaznimi – Istogu 1:0

Nesër

Besa - Onix 16.00
Trepça '89- A&N 16.00

Grupi B
2 Korriku - Fushë Kosova 3:2
Ferizaj – Ramiz Sadiku 0:1
Vitia – Arbëria 1:0
Nesër 
Vllaznia - Flamurtari 16.00
Kika-Vushtrria 16.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat