Salah një hap larg historisë

Futboll

Salah një hap larg historisë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:42
Salah

Salah një hap larg historisë!

Vetëm 29 lojtarë kanë arritur 'në klubin e 100-ve' në Premier League, por Mohamed Salah do të jetë i 30-i pasi deri tani ka shënuar 99 gola në divizionin kryesor të Anglisë.

Salah ka luajtur vetëm 161 ndeshje në Premier League, duke përfshirë kohën e tij tek Chelsea dhe Liverpool dhe egjiptiani tashmë ka shënuar dy herë në tre ndeshjet e para të këtij sezoni. 

29-vjeçari do të jetë i vetëdijshëm se goli i tij i ardhshëm do ta përfshijë atë në klubin e 100-ve, dhe ai këtë mund ta realizojë në ndeshjen e tij të ardhshme, kur Liverpool të përballet me Leeds United në Elland Road.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat