Dukagjini me pikë të madhe nga Gjilani

Futboll

Dukagjini me pikë të madhe nga Gjilani

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:02
Dukagjini me pikë të madhe nga Gjilani

Skuadra e Dukagjinit nga Klina kthehet me një pikë domethënëse nga Gjilani.

Klinasit ndahen baras (0:0) me Gjilanin, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Lojtarët e trajnerit Ismet Munishi u munduan maksimalisht por hasën në mbrojtje të fortë të Dukagjinit.

Skuadra nga Klina do të jetë një skuadër e papërshtatshme për secilën skuadër gjatë këtij edicioni dhe shumëkujt do t’ia prishë llogaritë.

Në fund të pjesës së parë, portieri Koliçi mezi shpëton portën e Gjilanit, duke e mbrojtur goditjen e Shalës.  Në minutën e 90+6, Bujar Shabani i Dukagjinit, përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Gjilani ngjitet në vend të katërt me pesë pikë dhe Dukagjini është në të shtatin me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat