Ronaldo i prekur nga emocionet

Futboll

Ronaldo i prekur nga emocionet

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:55
Ronaldo i prekur nga emocionet

Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar si gjithë të tjerët dhe këtë nuk ka më nevojë t’ia provojë askujt.

Portugezi kreu një debutim ëndrrash duke shënuar dopietë që ndihmoi skuadrën për të marë tre pikë mjaft të rëndësishme ndaj Newcastle.

Pas përfundimi të ndeshjes, CR7 deklaroi se ishte mjaft nervoz për ndeshjen e parë edhe pse nuk e shfaqi në fushë.

“Isha shumë nervoz, ndoshta nuk e shpreha aty. Po mendoja mbrëmjen e kaluar se duhet të tregoja që jam akoma i aftë të luaj në nivele të larta. Kur ndeshja filloi isha shumë nervoz kur tifozët më thërritën emrin.

Janë të mrekullueshëm. Kemi një skuadër fantastike, me lojtarë fantastikë dhe trajner fantastikë”- u shpreh mjaft i prekur Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat