Mafia e futbollit 

Futboll

Mafia e futbollit 

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:29
Mafia e futbollit 

Operacioni i Interpolit, që kishte në shënjestër bastet ilegale gjatë Kampionatit Evropian të futbollit, arrestoi 1,400 persona dhe kapi 6.7 milion euro, njofton të martën policia evropiane me seli në Lyon, shkruan media kroate “24 sata”.

Mijëra bastisje janë kryer në Azi dhe Evropë, duke konfiskuar kompjuterë dhe celularë të lidhur me gati 394 milionë euro bastesh.

Bastet pothuajse janë në çdo shtet, shumë prej tyre ilegale. 

Qindra kriminelë në 28 vende donin të fitonin miliona përmes lojërave të fatit ilegal dhe pastrimit të parave.

Policia e Hong Kongut ka arrestuar më shumë se 800 persona të dyshuar.

Në një nga operacionet më të suksesshme të Hong Kongut deri më sot, eprorët e policisë konfiskuan 2.3 milionë euro para të gatshme dhe regjistra që detajuan qindra miliona baste.

Në Itali, atdheu i kampionëve evropianë, 280 baste u inspektuan gjatë Euros në Operacionin SOGA VIII dhe u gjobitën me 1.3 milionë euro për baste të paligjshme.

Ky edicion i tetë i Operacionit SOGA përfshinte Austrinë, Belgjikën, Kroacinë, Republikën Çeke, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Italinë, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Rusinë, Spanjën, Zvicrën dhe Britaninë e Madhe, Bahreinin, Brunein, Kamboxhën, Kinën, Indinë, Malajzinë, Maldivet, Filipinet, Singaporin dhe Vietnamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat