Mendy është zhdukur nga harta e planeve të Ancelottit

Futboll

Mendy është zhdukur nga harta e planeve të Ancelottit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:52
Mendy është zhdukur nga harta e planeve të Ancelottit

Ferland Mendy është zhdukur nga harta e planeve të Ancelottit, pas një sezoni ku ai ishte titullar.

Humbja e rëndësisë ka ardhur për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë shoqëruar mbrojtësin kohët e fundit.

Performancat e Miguel Gutierrez nuk e përjashtojnë mundësinë që francezi të bëjë gati valixhet. Për më tepër ardhja e Alaba nuk ka qenë një lajm i mirë, edhe pse fillimisht ai u transferua për të luajtur në qendër, sërish duket se e ka nxjerrë jashtë planeve të teknikut italian.

Sipas mediave lokale, Juventusi e ka në listën e preferencave lojtarin e Madridit. Italianët duan të transferojnë një mbrojtës të majtë gjatë merkatos së dimrit dhe Mendy duket i duhuri për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Tani për tani, largimi i mbrojtësit nuk është në planet e Realit, por gjithçka do të varet nga performancat e tij deri në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat