Thaçi: Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit

Futboll

Thaçi: Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:04
Thaçi: Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle. Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi theksoi se kjo fitore e skuadrës së tij është shumë e rëndësishme.

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm.

Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, tha ai për Art Sport.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, përfundoi 50 vjeçari.

Malisheva do të përballet ndaj Feronikelit për xhiron e pestë në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat