Dallku; Dy tri herë patëm raste të shënonim gol

Futboll

Dallku; Dy tri herë patëm raste të shënonim gol

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:26
Dallku; Dy tri herë patëm raste të shënonim gol

Dukagjini është mposhtur në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1:0.

Pas përfundimit të takimit, kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është prononcuar për media.

Dy tri herë patëm raste të shënonim gol në 16 metërshin e kundërshtarit, por nuk arritëm ta bëjmë një gjë të tillë.

Kjo gjë na shqetëson, njësoj sikurse pranimi i golit. Kundërshtari është më inferior se ne, kushtimisht para ndeshjes. Ne bëmë të gjitha ndrrimet tona të gjithë lojtarët që kishim në fazën ofanzive i vendosëm në lojë, por në fund të fundit nuk arritëm të shënojmë”, tha ai për Art Sport.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin, dëshironim të shënonim gol por nuk arritëm. Do të ecim përpara, nuk do ta ulim kokën”.

“Do të punojmë në drejtimin e ambientimit në Superligë, sapo jemi promovuar këtu. Ambientimi nuk është aq i lehtë sa duket, do të punojmë me qetësi sepse nëse ngutemi do të dështojmë.

Në ndeshje të mëdha po luajmë shumë mirë, po kemi gjysëm raste. Sa i përket shënimit të golave, pres që sulmuesit edhe mesfushorët të shënojnë gola. Mendoj se është një moment ngërrçi tek ne, shumë shpejt do ta kalojmë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat