Flet gjyqtarja e parë grua në Superligë, tregon a është sulmuar ndonjëherë

Futboll

Flet gjyqtarja e parë grua në Superligë, tregon a është sulmuar ndonjëherë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:17
Lumturie Muhadri

Lumturie Muhadri u bë gjyqtarja e parë grua në Superligën e Kosovës, dhe referon që nga viti 2008.

E ftuar në “Ora 7”, gjyqtarja tha se këtë punë e bën me pasion dhe emocion, ndërsa e falënderoi FFK-në për përkrahjen që i ka dhënë asaj.

Muhadri tha se nuk ka pasur ndonjë sulm apo tentim për sulm nga tifozët, përveç zemërimit dhe disa fyerjeve.

Ajo i bëri thirrjeve vajzave të reja që ëndërrojnë të njëjtin profesion që të mos hezitojnë dhe të kyçen në futboll, pasi për këtë tha se kanë gjithmonë përkrahjen e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat