Pioli: Liverpool ka luajtur një ndeshje të mrekullueshme, golat i pësuam nga gabimet tona

Futboll

Pioli: Liverpool ka luajtur një ndeshje të mrekullueshme, golat i pësuam nga gabimet tona

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:32
Stefano Pioli

Liverpooli ka mposhtur mbrëmë Milanin.

Liverpool triumfoi 3-2 ndaj Milanit në një ndeshje fantastike.

Pas ndeshjes trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli ka thënë se Liverpooli ka luajtur një lojë të mrekullueshme.

“Liverpool luajti një lojë të mrekullueshme veçanërisht në 25 minutat e para. Pastaj e përmbysëm, keqardhja janë dy golat e pësuar në pjesën e dytë, gjithashtu për shkak të gabimeve tona”.

“Ishte një lojë që do të na bëjë të rritemi shumë për sa i përket intensitetit dhe cilësisë”.

“Ekipi ishte i motivuar, ne prisnim një fillim të fortë nga kundërshtarët tanë por ishim shumë statikë. Mjedisi, loja, cilësia e kundërshtarit na krijoi disa vështirësi”.

“Ne shkojmë në shtëpi me vetëdijen se ekipi mund të rritet, niveli i Ligës së Kampionëve është vërtet i lartë, ne do të duhet të përpiqemi edhe më shumë “.

“Ata bën shumë presion dhe ne patëm pak kontakt me topin. Gjëja për të cilën na vjen keq është se përveç cilësisë së pamohueshme të Liverpoolit, ne dimë të bëjmë më mirë dhe do të punojmë për të bërë më mirë. Zakonisht ne jemi shumë më të kujdesshëm, mund të kishim mbrojtur më mirë”, përfundoi Stefano Piolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat