Koeman në pikëpyetje

Futboll

Koeman në pikëpyetje

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:22
Koeman

Besimi për punën e Ronald Koemanit te Barcelona është është ulur ndjeshëm pas disfatës së fundit në Champions, 0-3 nga Bayerni i Mynihut. Gazetat katalane, shumë pranë klubit “blaugrana” shkruajnë se për holandezin është përcaktuar një datë skadimi, kështu që rezultatet e muajit tetor do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.   

Sipas “Sport.es”, skuadra e Barcelonës është e ngurtë taktikisht dhe pa një plan B kur përballet me ekipet e nivelit më të lartë.

Nga ana tjetër, “El Mundo Deportivo” thekson se drejtuesit ende kanë besim te Koamen, por nëse rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme, 58-vjeçari duhet të hapë krahun. Rezultatet e takimeve të ardhshme në LaLiga përballë Granadas, Cadizit dhe Levantes marrin rëndësi të madhe para përplasjes së “Wanda Metropolitanos” me Atleticon, dhe sfidave me Valencian dhe Realin në “El Clasico”, që do të zhvillohen pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit.

Përveç kësaj serie sfidash në kampionat, në mes është ndeshja e Lisbonës, kundër Benficas, në Champions, vendimtare për të hedhur bazat për kalimin e Grupit.

Holandezi përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të dëmtimeve. Sipas tij disfata ndaj bavarezëve nuk mund të jetë etalon për gjendjen aktuale të skuadrës.

Mirëpo presidenti Joan Laporta mendon ndryshe. Videoja e tij e kësaj të mërkure, në të cilën u shfaq i “zemëruar”, nuk kishte asnjë referencë për trajnerin. Ai deklaroi se do të “rregullonte” situatën, por është e qartë se Koeman ndodhet përsëri në një pozitë të pakëndshme. Shkarkimi i tij, gjithsesi, do t’i kushtonte shtrenjtë Barçës, aq më tepër që në treg, përtej Xavit, nuk ka emra të besueshëm që mund ta zëvendësojnë. Nëse dëshiron ta përmbushë kontratën që ka me Barcelonën, Koeman duhet të ndryshojë imazhin e asaj skuadre humbëse që u pa përballë Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat