Inzaghi ka folur pas humbjes në minutat e fundit

Futboll

Inzaghi ka folur pas humbjes në minutat e fundit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:49
Inzaghi ka folur pas humbjes në minutat e fundit

Simone Inzaghi ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Real Madridit në Champions League. Ai tha se skuadra e tij duhej t’i kushtonte më shumë vëmendje fundit të ndeshjes, pasi kishte mbetur akoma edhe një minutë lojë dhe madrilenët e shfrytëzuan.

Na vjen keq, sepse e gjej veten duke komentuar një disfatë, pas një paraqitjeje të tillë.

Por ne duhet të shikojmë përpara, të mendojmë se si lujtëm kundër një ekipi si Real Madridi. Sonte gjetëm një portier i cili ishte vërtet e vështirë për t’i shënuar. Është e qartë se kurrë nuk duhet të ulet përqendrimi ndaj tyre, por duke luajtur kështu jam i sigurtë për kualifikimin,” vazhdon Inzaghi.

Nerazzurri bënë një paraqitje vërtet fantastike, sidomos në 45 minutat e para, ku krijuan shumë raste por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, falë një Courtois që ishte në ditët e tij më të mira. Ndërsa në të dytën, nuk ishte më ai presion, me Realin që filloi të merrte më në kontroll lojën duke përfituar edhe nga lodhja e kundërshtarit.

Pas kësaj humbjeje Interi mbetet në vendin e fundit bashkë me Shakhtar me nga 0 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga Real Madrid dhe Sherif me nga 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat