Lewandowski kërcënon rivalët

Futboll

Lewandowski kërcënon rivalët

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:52
Lewandowski kërcënon rivalët

Ai vazhdon të jetë sërish zotëria i pan dalshëm. Robert Lewandowski shënoi një dopietë në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Barcelonës.

75 gola për polakun në Champions i cili tani renditet i treti në listën e golashënuesve të kompeticionit. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Mesi me 120 gola dhe Ronaldo me 135 gola.

Leva ka shënuar në 18 ndeshje zyrtare radhazi duke vendosur kështu një rekord të ri personal. Sulmuesi polak tha një ditë pas fitores në Barcelonë se Bajerni ishte një nga favoritët kryesorë për të shkuar në finale dhe si nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar.

Treguam një forcë skuadre, luajtëm me karakter duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Sapo dëgjon himnin e Champions-it motivimi vjen natyrshëm. Ishte një ndjesi e mirë të luaje përball publikut edhe pse ai bënte tifo për skuadrën kundërshtare. Gjithsesi është një adrenalinë e cila na kishte munguar shumë”, tha 33-vjeçari. I pyetur për forcën e skuadrës, polaku pohoi se Bajerni ishte edhe më i fortë se një vit më parë.

“Jemi të fortë, ndoshta më të fortë se vitin e shkuar. Skuadra nuk është dobësuar, por është forcuar edhe pse ka pësuar ndryshime, por ndryshimet bëhen gjithmonë për të pasur rritje. Treguam nga minuta e parë se donim ta fitonim ndeshjen dhe ia arritëm. Bëmë gjithçka mirë duke mos e vënë në asnjë moment rezultatin në rrezik. Komplimente skuadrës, unë shënoj pasi kam një skuadër të madhe. Ishte një mbrëmje perfekte në të gjitha aspektet”.

PËR NAGELSMANIN – I pyetur për marrëdhënien që ka me trajnerin e ri, Leva tha se ende nuk kishin punuar mjaftueshëm për ta vlerësuar atë.

Nuk kemi pasur shumë kohë për të njohur njëritjetrin nga afër. Nuk mund ta përshkruaj në detaje, ende, por ajo që mund të them është se ai është një njeri shumë i komunikueshëm, me të gjithë. Juliani ka ide të qarta dhe të duhura për futbollin.

Është shumë i fiksuar pas taktikave, e gjithë stërvitja kalon vetëm me ato. Për ne lojtarët është shumë zbavitëse dhe njëkohësisht e rëndësishme. Diferenca e vogël e moshës së tij dhe lojtarëve nuk ka asnjë kuptim. Për ne dhe atë është e rëndësishme që të arrijmë objektivat së bashku. Të gjithë respektojmë trajnerin nëse ai është 34 apo 70 vjeç"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat