Klopp ironizon mbi sfidën dhe formacionin e tij

Futboll

Klopp ironizon mbi sfidën dhe formacionin e tij

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:57
Klopp ironizon mbi sfidën dhe formacionin e tij

Liverpulit të tij iu desh të djersiste deri në minutën e pestë shtesë për të siguruar suksesin kundër Milanit. Megjithëse kaluan të parët në avantazh, anglezët shpërdoruan gjithçka në 110 sekonda kur Milani përmbysi rezultatin. Fitorja erdhi, siç edhe pritej, ndaj edhe trajneri Jurgen Klop vendos t’i njohë meritat italianëve.

“Ishte një ndeshje thuajse e përsosur, përveç faktit se për pak desh humbëm. Repartet tona humbën lidhjet dhe pësuam dy gola. Fatmirësisht patëm rastin që të rimerrnim në dorë ndeshjen duke shënuar edhe ne dy gola shumë të bukur”, – shpjegoi në konferencë për shtyp trajneri gjerman.

Nervozizëm për 95 minuta, por edhe një shpërthim gëzimi në vërshëllimën e polakut Marçiniak. Tekniku i Liverpulit shpjegoi emocionet e tij duke thënë se:

Nuk isha e nuk jam i mërzitur. Me thënë të drejtën e prisja që mund të ndodhte kështu, sidomos duke marrë për bazë ato që ndodhën në dhjetë minutat pararendëse të golave të Milanit. U mundova t’i përçoja mesazhet e mia djemve në fushë, por e pata të vështirë sepse tifozët në tribunë po dhuronin spektakël.

Në mesfushë duhet të jesh gjithmonë i organizuar dhe ne nuk ishim, ndaj edhe u ndëshkuan. Mezi prita pushimin e ndeshjes për të sistemuar disa nga problematikat tona”. Një tjetër diskutim në konferencën e Klopit kishte të bënte me zgjedhjet e formacionit fillestar. Lidhur më këtë aspekt, ai shpjegoi:

“Nuk e kuptoj përse duket kaq e pabesueshme që Origi të jetë titullar. Është një djalë fantastik dhe pas dhjetë vitesh do ta konsiderojnë të gjithë si një legjendë të klubit.

Për këto gjëra mund të mendojë më vonë pasi tani është shumë i ri. Nuk është e lehtë të jesh në formacionin e Liverpulit ndaj djemtë duhet të pranojnë vendimet e mia.

Ndonjëherë, dikush mundohet të më ndryshojë mendimin, por duhet të kuptojnë se fakti i të mos qenit titullar është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo. Më vjen mirë që Origit i dhashë këtë mundësi dhe akoma më shumë për faktin që ai diti ta shfrytëzonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat