Lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona

Futboll

Lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:21
Lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona

Informacionet e fundit nga TodoFichajes kanë pikasur kontaktin e drejtëpërdrejtë të drejtuesve të Man United dhe Jorge Mendes.

Edhe pse mund të flitej për çdo futbollist që Mendes ka në menaxhim, kompania e përfaqësimit në pronësi të portugezit, konfirmon se këto kontakte me klubin e “Old Trafford” kanë të bëjnë me Ansu Fati.

Lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona dhe do të ishte i gatshëm të rinovonte kontratën, por Mendes këmbëngul me largimin e lojtarit, si plani më  i mirë për të rifilluar karrierën e tij. Ansu po pret të kthehet në fushë në tetor, pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë.

Ai ka trashëguar “10” nga Messi dhe dëshiron të jetë e ardhmja e sulmit. Në krahun tjetër Mendes konsideron se Barcelonës i duhen edhe disa vite tranzcion derisa të kthehet sërish në majat e Evropës, kështu është koha për të bërë hapin e rëdësishëm.

Fillimisht, Mendes testoi City-n, por tani është United që po troket për xhevahirin e Barçës.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë deri ne 80 milion euro për të mbyllur nënshkrimin e tij.

Nëse Barcelona do të rinovojë me Fati, duhet të vendosë 10 milion euro në tavolinë për të mbyllur marrëveshjen, kjo është shifra që Mendes kërkon si pagë vjetore për klientin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat